Franca regjistron 344 viktima dhe mbi 15 mijë raste të reja me Covid-19

Evropë

Franca regjistron 344 viktima dhe mbi 15 mijë raste të reja me Covid-19

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 344 vdekje të reja nga COVID-19. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, me 15.792 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.298.395, ndërkohë me 344 vdekje numri i viktimave ka arritur në 92.648.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 26.488 persona, prej të cilëve 4.548 në kujdes intensiv. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 282.885. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 8 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 6.355.811, ndërsa 2.480.321 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Në anën tjetër sipas lajmeve në shtypin francez, mësohet se është dërguar në spital ministrja e Punës, Elisabeth Borne, e cila është prekur me COVID-19 dhe e cila është në gjendje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat