Nisin hetimet pas vdekjes së një studentit që kishte marrë vaksinën e AstraZenecas në Francë

Evropë

Nisin hetimet pas vdekjes së një studentit që kishte marrë vaksinën e AstraZenecas në Francë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:22
Ilustrim

Një 26 vjeçar është raportuar se ka vdekur pasi është vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas në Francë.

Autoritetet e Francës janë duke hetuar vdekjen e një 26-vjeçari, student i mjekësisë, disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e AstraZenecas për COVID-19, ndërsa nuk kanë deklaruar se ka lidhje me vaksinimin e tij.

Studenti vdiq më 18 mars në qytetin Nantes, 10 ditë pasi mori dozën nga AstraZeneca.

Prokurori i qytetit, Pierre Sennes, ka thënë se i është bërë autopsia një ditë pas vdekjes, por se “ishte e domosdoshme të bëheshin teste të mëtejme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij”.

Rregullatori për sigurinë e ilaçeve ANSM ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë lidhje të qartë të vdekjes së tij me vaksinën që ka marrë, raporton Guardian.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë pati deklaruar se shkalla e rasteve të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti-COVID ishin në përputhje me numrin e njerëzve që vuanin nga këto kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat