Zyrtari i Konsullatës ruse në Strasburg akuzohet për vjedhje të 300 biçikletave

Evropë

Zyrtari i Konsullatës ruse në Strasburg akuzohet për vjedhje të 300 biçikletave

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:28
Konsullata ruse në Strasburg

Zyrtarin e konsullatës ruse në Strasburg, i cili po akuzohet për vjedhje të qendra biçikletave, organet franceze të zbatimit të ligjit e kanë vënë në listën e të kërkuarve, pasi që i njëjti ka lëshuar Francën dhe është kthyer në Rusi.

Siç shkruajnë mediet franceze, E gjitha kishte filluar në muajin shkurt kur këshilltari komunal i Strasburgut, Alan Fontanel kishte raportuar në polici vjedhjen e biçikletës.

Fontanel e kishte parë biçikletën e tij në faqen e shitjeve Leboncoin, për çka edhe kishte njoftuar policinë, të cilët më pastaj kishin kontaktuar shitësin, i cili kishte lënë takim me “blerësit” në hyrje të Konsullatës ruse në Strasburg.

Pasi që policët të cilët po shtireshin si blerës ishin takuar me shitësin, kishin kuptuar se ai ishte shtetas rus, i punësua si shofer në Konsullatën ruse. Shtetasi rus, rreth të 40-tave, ju kishte paraqitur policëve një faturë të falsifikuar, të kinse blerjes së biçikletës, e cila ishte e vulosur me vulë të Konsullatës. Pas kësaj zyrtari i Konsullatës ishte ndaluar nga policia, por ishte lënë i lirë deri sa rasti ishte duke u hetuar.

Së bashku me biçikletën e politikanit francez, zyrtarit të Konsullatës ruse i ishin konfiskuar edhe tri biçikleta tjera. Pas përfundimit të hetimeve doli se që nga janari i viti 2020, ai kishte nxjerrë në shitje 300 biçikleta, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Pasi që hetuesit francez kishin kërkuar intervistimin e tij, nga Konsullata ruse ishin informuar se para një muaji ai kishte lëshuar Francën dhe ishte kthyer në Rusi, nën arsyetimin se kishte probleme shëndetësore.

Konsullata ruse është shprehur se nuk do të komentoj në lidhje me rastin, si dhe nuk do të bëjë publike të dhënat personale të personit të dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat