Boris Johnson paralajmëron Brukselin që të mos bllokojë vaksinat

Evropë

Boris Johnson paralajmëron Brukselin që të mos bllokojë vaksinat

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:31
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson, paralajmëroi Brukselin që të mos shkojë përpara me planet për të bllokuar vaksinat ose gjigandët farmaceutikë do të largohen nga Evropa.

Kryeministri bëri këtë kërkesë përpara një takimi që do të mbajë BE nesër. Këtë pasdite eurokratët zbuluan një dërgesë të re të vaksinave jashtë bllokut, ndërsa kontinenti po hynë në një valë të tretë shkatërruese të Covid.

Brukseli është ankuar në mënyrë të përsëritur se ka eksportuar 10 milionë vaksina në Britani, kryesisht nga ajo e Pfizer, pa marrë asgjë në këmbim. Burokratët e BE këmbëngulin gjithashtu që kontrata e Mbretërisë së Bashkuar me AstraZeneca, ka një “ndalim de facto të eksportit”.

Ata do të zhvillojnë nesër një takim të ngushtë për të diskutuar planet lidhur me këtë. Por, kryeministri britanik u bëri një paralajmërim në minutën e fundit, duke iu thënë se nëse tentojnë të bllokojnë vaksinat, gjigandët e farmacisë si AstraZeneca thjesht do të largohen nga Evropa dhe do të vendosen në një vend tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat