​Suedia nis vaksinimin me AstraZeneca

Evropë

​Suedia nis vaksinimin me AstraZeneca

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Suedia ka vendosur të rifillojë vaksinimet me vaksinën AstraZeneca, vendosi sot Agjencia suedeze e Shëndetit.

“Përdorimi i vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca do të jetë i kufizuar për të moshuarit, tani për tani”, tha kryeepidemiologu Anders Tegnell.

“Vaksina është e përsosur për të moshuarit, shumë prej të cilëve sëmuren rëndë çdo ditë”, shpjegoi menaxheri i përgjithshëm Johan Carlson i agjencisë shëndetësore.

“Ne nuk kemi zbuluar efekte anësore të rralla dhe serioze te të moshuarit dhe duke u bazuar në këto të dhëna, kemi hequr pezullimin për personat mbi 65-vjeç”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Tegnell theksoi se derisa të sqarohen pyetjet në lidhje me rolin e mundshëm të vaksinës në mpiksjet ndonjëherë vdekjeprurëse të gjakut, tani për tani ajo nuk do të përdoret te më të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat