Kjo foto dëshmon se Vuçiq dhe kreu u BIA-s serbe, janë të lidhur ngushtë me krimin dhe kriminelët në Serbi

Evropë

Kjo foto dëshmon se Vuçiq dhe kreu u BIA-s serbe, janë të lidhur ngushtë me krimin dhe kriminelët në Serbi

Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:21
Fotografia që dëshmon lidhjet e Vuçiqit me krimin

Pyetja është shtruar prej kohësh, si i lejuan shërbimet e sigurisë që i pandehuri i parë në çështjen Jovanjica, Predrag Koluvija, të gjendej pranë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq?

Gjegjësisht, nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, u zbuloi gazetarëve një fotografi në të cilën shihet ish-shefi i Drejtorisë për Sigurinë Personale dhe një nga të akuzuarit në çështjen e Jovanjica 2, Milan Kendija teksa marshon me përfaqësuesit e pushteti ekzekutiv në Serbi, raporton N1.

Ai që ishte pran Vuçiqit, gjithashtu u përkujdes edhe për Koluvijen, pretendon nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq. Kendija akuzohet se ishte një nga bashkëpunëtorët e pronarit të Jovanjicas në biznesin e prodhimit të marihuanës, përkatësisht se ishte një nga anëtarët e unazës së mbrojtjes së Predrag Koluvijas

“Këtu është Kendija, i cili është përpara Aleksandar Vuçiqit gjersa në këtë foto nuk është vetëm Vuçiq dhe Kendija, është edhe Bratislav Gaçiq, kreu i BIA-s dhe ministri Aleksandar Vulin”, tha Aleksiq.

Ai shton se përveç biznesit të drogës, Koluvija dhe Kendija janë të lidhur edhe nga i njëjti avokat. Gjegjësisht, të dy ata janë duke u mbrojtur në çështjen Jovanjica nga Vladimir Gjukanoviq, një zyrtar i SNS dhe president i Komitetit të Asamblesë për Drejtësi.

Ndryshe, presoni që siguronte presidentin e shtetit serb, Milan Kendija, ia rekomandoi kushëririn e tij Tofiloviq Koluvijas si truproje. Duhet të kujtojmë se Milosh Tofiloviq u arrestua nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) disa muaj pas lirimit nga paraburgimi, ku ishte për rritjen e marihuanës në Jovanjica.

Ai dyshohet për trafik heroine si anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar, i përbërë nga shtetas serbë dhe bullgarë dhe transportimin e asaj droge nga Turqia në Amerikë përmes Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat