Për herë të parë në 6 muaj, pjesa më e madhe e Anglisë regjistron 0 vdekje nga Covid-19

Evropë

Për herë të parë në 6 muaj, pjesa më e madhe e Anglisë regjistron 0 vdekje nga Covid-19

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Shumica e Anglisë ka regjistruar të paktën një ditë pa asnjë vdekje nga koronavirusi, për herë të parë në gjashtë muaj. Sipas raportimeve të mediave, pesë nga nëntë rajone ishin pa asnjë fatalitet për një minimum prej 24 orësh ndërsa Londra mesatarisht pati 1.5 vdekje çdo ditë gjatë javës.

Shifrat zyrtare tregojnë se nuk kishte vdekje nga virusi në Jug-Lindje, West Midlands, Yorkshire dhe Humber ose Lindjen e Anglisë të mërkurën. Jug-Perëndimi i vendit nuk ka raportuar asnjë vdekje ditore tre herë gjatë javës së kaluar.

Vdekjet në të gjithë vendin ranë në një minimum që nuk arrihej prej pesë muajsh këtë javë, me një mesatare ditore nën 80 – krahasuar me më shumë se 1,000 për pjesën më të madhe të janarit.

Autoritetet e Shëndeti Publik thanë se rastet janë “sheshuar” në të gjitha grup-moshat përveç nxënësve të shkollës, të cilët panë një rritje modeste. Që nga fillimi i pandemisë, Britania e Madhe numëron 4,3 milionë të infektuar dhe 126,445 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat