Turqi, mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqi, mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Turqia raportoi 29.081 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.253 pacientë simptomatikë, dhe 153 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në pothuajse 3,15 milionë, kurse numri i të vdekurve në 30.772, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, 20.208 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,92.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.810, treguan shifrat e fundit.

Mbi 37,43 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 220.985 gjatë ditës së kaluar.

Kërkimet për vaksinat vendase

Zyrtarë të lartë turq njoftuan disa vendime të reja pas një takimi të kryesuar nga zv/presidenti Fuat Oktay mbi përpjekjet e zhvillimit të vaksinave vendase.

Në takim, u vendos që 11 ambiente të reja të provave klinike të fazës së parë do të hapeshin në vend, nga gjithsej nëntë sa ishin aktualisht, thuhet në deklaratë.

Duke nënvizuar se planifikimi dhe përgatitjet do të bëhen për të rritur kapacitetin e vendit për të prodhuar në masë vaksinat, deklarata tha se takimet e rregullta të vlerësimit do të mbaheshin të paktën një herë në muaj në kompleksin presidencial mbi përpjekjet e vaksinave të brendshme.

Deklarata shtoi se organet përkatëse do të rrisin bashkëpunimin për të përfunduar me shpejtësi dhe në mënyrë efektive punën mbi kandidatët aktualë të vaksinave, për të cilin besohet se do të mbronte gjithashtu nga variantet e reja të koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 14,65 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,2 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5,4 milionë dozat e dyta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat