COVID-19 në Itali, mbi 23 mijë të infektuar dhe 380 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Itali, mbi 23 mijë të infektuar dhe 380 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Autoritetet e Shëndetësisë në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.839 raste të reja infektimesh nga COVID-19.

Nga krahu tjetër, 380 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 107.636 fatalitete.

Në të gjitha spitalet përtej Adriatikut aktualisht ndodhen 3.635 të shtruar në njësinë e kujdesit intensive.

Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18.287 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat