Johnson konfirmon lehtësimin e masave në Britani

Evropë

Johnson konfirmon lehtësimin e masave në Britani

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:23
Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka konfirmuar se masat kufizuese do të lehtësohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe se lehtësimet mund të sjellin rritjen e rasteve me COVD-19.

Johnson tha se të dhënat lidhur me situatën e koronavirusit nuk tregojnë asgjë për të kushtëzuar ndalimin e lehtësimit të masave.

Ai u shpreh se ndryshe nga eksperiencat e kaluara, këtë herë, përhapja e koronavirusit do të jetë më e avashtë si rezultat i vaksinimit masiv në Britani.

Në forumin virtual të pranverës, Johnson tha se është vigjilent se Europës i kanoset rreziku i valës së tretë të pandemisë.

“Vala e tretë po dëshmohet se ka mbërritur në disa vende të Europës dhe përvoja e hidhur na ka mësuar se ajo mund ta godasë edhe Britaninë e Madhe, tri javë më vonë”, u shpreh Johnson përpara konservatorëve britanikë.

Megjithatë Johnson mbetet optimist lidhur me planin e rihapjes në Angli, duke nisur nga 12 prilli e cila përfshin hapjen e aktiviteteve jo-thelbësore të pezulluara prej disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat