Edhe pse askush nuk e pa duke u vaksinuar kundër COVID-19, Putin pohon se ka pasur efekte të lehta anësore

Evropë

Edhe pse askush nuk e pa duke u vaksinuar kundër COVID-19, Putin pohon se ka pasur efekte të lehta anësore

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:06
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se kishte efekte anësore të lehta pasi u vaksinua kundër coronavirusit në fillim të javës.

“Unë u zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe ndjeva një dhimbje të lehtë në muskujt e mi. Unë mata temperaturën time dhe gjithçka ishte normale”, tha Putin.

Ai deklaroi se ndjeu edhe dhumbje në vendin ku mori vaksinën. Presidenti rus nuk njoftoi se cilën nga tre vaksinat e prodhuara në vend që mori, duke deklaruar se vetëm mjeku që injektoi dozën e dinte këtë.

Rusia nisi një vaksinim masiv kundër koronavirusit në janar të këtij viti, raporton reuters.

Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se gjashtë milionë rusë morën dozën e parë të vaksinës dhe më shumë se katër milionë të dy dozat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat