Boris Johnson nxitet t’u dhurojë vaksina kombeve më të varfra

Evropë

Boris Johnson nxitet t’u dhurojë vaksina kombeve më të varfra

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:44
Boris Johnson

Një grup i organizatave bamirëse po i kërkon kryeministrit britanik, Boris Johnson të “sqarojë me shpejtësi” sa doza të vaksinave kundër coronavirusit, Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur t’i dhurojë për vendet e varfëra.

“Save the Children” dhe “Trust Wellcome” janë ndër ata që i bëjnë thirrje kryeministrit të fillojë të dhurojë vaksina përmes COVAX.

Kjo skemë synon të sigurojë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, raporton bbc.

Sekretari i Kulturës, Oliver Dowden tha se Britania e Madhe nuk ka aktualisht tepricë vaksinash, por kur ta bëjë këtë tepricë do të ndahet.

Britania e Madhe, e cila ka porositur 400 milionë doza vaksinash dhe do të mbeten shumë, ka thënë se do të dhurojë pjesën më të madhe të furnizimit me vaksina për vendet e varfra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat