Franca dhe BE-ja pranë marrëveshjes për të shpëtuar nga falimentimi Air France

Evropë

Franca dhe BE-ja pranë marrëveshjes për të shpëtuar nga falimentimi Air France

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:39
Air France

Franca dhe Bashkimi Evropian janë afër një marrëveshje mbi një paketë financiare shpëtimi për Air France, e cila ashtu si transportuesit e tjerë është goditur nga pandemia COVID-19.

E përditshmja franceze “Le Monde” tha se qeveria franceze dhe ekzekutivi i BE-së ishin afër një marrëveshje mbi kushtet e një ndihme financiare për Air France.

Në marrëveshjen e pritur, Air France, do të lëshojë më pak vende parkimi në aeroportin bazë të saj në Paris sesa kërkohej fillimisht nga Komisioni Evropian.

Grupi Air France – KLM regjistroi një humbje neto prej 7.1 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar.

Kompania mori 10.4 miliardë euro në kredi dhe garanci nga Franca dhe Holanda dhe ka qenë duke negociuar një rikapitalizim të mbështetur nga shteti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat