Borrell kritikon Moskën dhe Pekinin

Evropë

Borrell kritikon Moskën dhe Pekinin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:37
Josep Borrell

Moska dhe Pekini përdorin një gjuhë shumë të ngjashme kur flasin për Perëndimin ose Shtetet e Bashkuara.

Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borell.

Ky i fundit kujtoi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, së fundmi u takua me kolegun e tij kinez, Wang Yi. Ministrat njoftuan synimet e tyre për të forcuar pavarësinë e tyre teknike nga vendet perëndimore.

“Për shembull, ekonomikisht, të dy vendet duan të rrisin pavarësinë e tyre nga Perëndimi, por ato nuk luajnë në të njëjtën ligë dhe Kina padyshim që ka një avantazh”, theksoi politikani evropian.

Siç vuri në dukje Borell, energjia është bërë një nga aspektet kryesore të marrëdhënieve midis Moskës dhe Pekinit. Kina ka nevojë për naftë dhe gaz të importuar nga Rusia.

“Moska dëshiron të diversifikojë eksportet e saj të energjisë jashtë Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh detyrimet tona për tranzicionin e energjisë dhe tensionet e përgjithshme në marrëdhëniet tona”, shkroi politikani, duke theksuar se nuk do të jetë e lehtë, sepse infrastruktura kërkon investime të mëdha.

Pekini, siç kujtoi përfaqësuesi i BE-së, po zhvillon gjithashtu marrëveshje me fuqitë energjetike të Azisë Qendrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat