Dritë jeshile në Britani, më shumë se gjysma e popullsisë kanë antitrupa të Covid

Evropë

Dritë jeshile në Britani, më shumë se gjysma e popullsisë kanë antitrupa të Covid

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:16
Ilustrim

Pothuajse 55 përqind e britanikëve tani kanë antitrupa të Covid, duke sugjeruar që të paktën gjysma e popullsisë  ka  imunitet kundër sëmundjes.

Një sondazh i Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se  54.7 përqind e njerëzve në Angli kishin  antitrupa kundër virusit në krahasim me  50.8 përqind të një javë më parë.

Shifra ka të ngjarë të jetë edhe më e lartë tani sepse miliona të tjerë janë vaksinuar. Deri më tani 30.5 milion britanikë kanë marrë dozën e tyre të parë dhe 3.7 milion janë vaksinuar plotësisht. Boris Johnson  po përballet me kërkesa të shumta për të hequr bllokimin, me rastet e Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet që kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët për gjashtë muaj.

Njerëzit në Angli duhet të presin të paktën shtatë javë të tjera para se pubet, restorantet dhe hotelet të mund të rihapen plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat