529 vdekje dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Evropë

529 vdekje dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:59
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 16,017 raste të reja të koronavirusit nga 301451 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit sot ishte 5.3%, nga 8.2% që ishte të hënën.

Në 24 orët e fundit ka pasur 529 vdekje, ndërsa në total numri i fataliteteve ka shkuar në 108879 që nga fillimi i pandemisë.

Njësitë e kujdesit intensiv kanë pësuar një ulje të lehtë, ndërsa në pavione ka pasur një rritje të lehtë të të shtruarve.

Të shëruarit sot janë 18,687

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat