COVID-19, Austria synon përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V

Evropë

COVID-19, Austria synon përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V

Më: 31 mars 2021 Në ora: 07:14
Sebastian Kurz

Austria njoftoi sot nisjen e diskutimeve me Rusinë për të marrë së shpejti një milion doza të vaksinës Sputnik V, aktualisht nën shqyrtim nga rregullatori europian.

“Objekti i negociatave të filluara më 26 shkurt është blerja e dozave që do të mundësojnë vaksinimin e 500 000 personave nga prilli”, tha kancelari Sebastian Kurz.

“Nëse Austria merr një milion doza vaksinash shtesë, ne mund të kthehemi në normalitet më shpejt, të shpëtojmë shumë jetë dhe punë”, shtoi ai.

Përballë ngadalësisë së vaksinimit brenda Bashkimit Europian, Vjena,, ashtu si Sllovakia dhe Republika Çeke, ka nisur të negociojë drejtpërdrejt për shpërndarjen e stoqeve alternative, përveç atyre të porositura nga Komisioni Europian.

“Nuk duhet të ketë blindues gjeopolitik. E vetmja gjë që duhet të ketë rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt”, këmbënguli Kurz.

Aktualisht, Hungaria është e vetmja anëtare e BE-së që administron këtë vaksinë, që është miratuar në 57 vende sipas Fondit Sovran Rus (RDIF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat