Kolaps në spitalet e Francës, Macron thërret konferencë për media

Evropë

Kolaps në spitalet e Francës, Macron thërret konferencë për media

Më: 31 mars 2021 Në ora: 10:41
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbajë një konferencë për media pasditen e kësaj të mërkure, pasi zyra e tij njoftoi se vala e tretë e pandemisë që po evoluon me shpejtësi kërcënon të shkaktojë kolaps në spitale.

Pallati Elysee nuk specifikoi nëse Macron do të njoftojë kufizime të mëtejshme në trajtimin e koronavirusit gjë që i ka kushtuar jetën gati 100,000 njerëzve në Francë, shkruan Cnn.

Kujtojmë se dje numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 98 dhe tejkaloi barrierën prej 5,000, numri më i lartë për këtë vit.

Ndryshe, lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe disa dyqane janë mbyllur. Baret, restorantet dhe kinematë gjithashtu janë mbyllur prej muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat