Rusia regjistron vaksinën e parë në botë kundër COVID për kafshët

Evropë

Rusia regjistron vaksinën e parë në botë kundër COVID për kafshët

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët. Prodhimi masiv i vaksinës, i quajtur Carnivac-Cov, mund të fillojë në prill, tha mbikëqyrësi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me transmetimin e virusit midis njerëzve dhe kafshëve. Rregullatori tha se vaksina do të jetë në gjendje të mbrojë speciet e prekshme dhe të pengojë mutacionet virale.

Rusia deri më tani ka regjistruar vetëm dy raste të Covid-19 te kafshët, të dyja tek macet.

Disa shkencëtarë kanë thënë se macet dhe qentë nuk luajnë një rol të madh në transmetimin e koronavirusit tek njerëzit dhe se simptomat e tyre shpesh janë të lehta nëse infektohen me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat