​Vaksina AstraZeneca, EMA nuk identifikon faktorët e rrezikut për mpiksjen e gjakut

Evropë

​Vaksina AstraZeneca, EMA nuk identifikon faktorët e rrezikut për mpiksjen e gjakut

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:28
AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave (MEA) njoftoi sot se ende nuk ka përcaktuar ndonjë faktor rreziku si mosha, gjinia ose historia e mëparshme e mpiksjes së gjakut për rastet e mpiksjes së gjakut të raportuara pas imunizimit me vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19.

EMA përsëriti se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, raporton Reuters.

Ajo, nga ana tjetër, paralajmëroi se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e rrallë të mpiksjes së gjakut.

Ata duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat