Macron mbyll Francën: U përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë, por fatkeqësisht duhet të veprojmë!

Evropë

Macron mbyll Francën: U përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë, por fatkeqësisht duhet të veprojmë!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:32
Emmanuel Macron

Presidenti Emmanuel Macron lajmëroi zgjatjen e masave.

Jo vetëm 19 zona, por nga 3 prilli e gjithë Franca do të jetë në karantinë për 4 javë.

“Ne nuk duhet të mbyllemi, por duhet të kufizojmë kontaktet tona. U përpoqëm ta shtyjmë këtë ditë për aq kohë sa të ishte e mundur, por fatkeqësisht tani erdhi koha. Ne do ta humbasim kontrollin nëse nuk veprojmë tani.”,- tha Macron.

Macron tha gjithashtu se do të mbyllen të gjitha shkollat, qendrat e kujdesit deri më 26 prill. Po ashtu do të ndalohet lëvizja nga rajoni në rajon, ndërsa mbyllja e orës 19:00 do të shtrihet në të gjithë Francën kontinentale. Franca ka regjistruar ditët e fundit një numër të lartë infektimesh dhe viktimash. Rastet pothuajse janë dyfishuar që nga shkurti dhe numri i të shtruarve në spital është rritur. Macron paralajmëroi se vendi mund të arrijë në 100,000 vdekje nga koronavirusi në ditët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat