Turqia raporton mbi 39 mijë raste të reja me Coronavirus

Evropë

Turqia raporton mbi 39 mijë raste të reja me Coronavirus

Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore turke kanë publikuar të dhënat e fundit rreth pandemisë.

Turqia ka regjistruar gjatë ditës së fundit 39 mijë e 302 raste të reja me coronavirus.

Gjithashtu është bërë e ditur edhe se 152 persona kanë ndërruar jetë, raporton aa.

Me testet e kryera në 240 mijë e 12 persona në një ditë, numri i përgjithshëm i testeve u rrit në 38578057.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 3317182 persona gjersa i atyre që humbën jetën në 31537. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat