Vuçiq refuzon BE-në, nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Evropë

Vuçiq refuzon BE-në, nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Nga: F.B Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:28
Josep Borrell, Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin

Nga 2 marsi, BE ka vendos në listën e sanksioneve katër zyrtar rus për shkak të arrestimit të Aleksej Navalni, ndërsa Serbia është nën presion që të bashkohet vendosjes së sanksioneve, por Vuçiq ka refuzuar, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se Beogradit si kandidat për bashkëngjitje në BE, Bruksel i ka sugjeruar të ndjek politikën e saj, që është refuzuar nga Vuçiq.

Ky hap me gjasë nuk do mbetet pa pasoja, thotë gazeta, pasi Vuçiq dëshiron të ruajë pozitën shtetërore në lidhje me bisedimet për çështjen e Kosovës. Me gjasë kjo do iu shërbejë vendeve perëndimore si alibi për presion ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, që si paralajmërim erdhi në raportin e KE-së për Serbi.

Sot nga BE u kumtua se vendimit për sanksione i janë bashkuar vendet e regjionit si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe Ukraina, Islanda, Lintenshtajni dhe Norvegjia.

Këto vende kanë harmonizuar politikat e veta me vendimet e këllit Evropian ka thënë Borrell.

Analisti Dragomir Angjelkoviç, ka thënë se presionet ndaj Serbisë lidhur me Rusinë janë të përhershme dhe ato do të rriten pasi vendet fqinje kanë ndjekur hapin e Brukselit.

“Perëndimi e kupton se ne kemi çështjen e Kosovës, vendet fqinje nuk kanë këtë problem dhe ne nuk vendosim sanksione. Ne na duhet mbështetja ruse për të mbrojtur integritetin territorial, nëse i bashkohemi sanksioneve do ishte tradhti për vendin që mbron hyrjen e Kosovës në OKB”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat