Franca katër javë në karantinë, kryeministri: Piku është vetëm 10 ditë larg

Evropë

Franca katër javë në karantinë, kryeministri: Piku është vetëm 10 ditë larg

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Franca përgatitet të hyjë nga e shtuna, në katër javë izolimi, me kufizimet e udhëtimit të zgjeruara nga 19 zona në të gjithë vendin.

Dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen,  shkollat po ashtu. Kryeministri, Jean Castex, që iu drejtua këtë mëngjes asamblesë kombëtare, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Olivier Veran, deklaroi se piku i pandemisë është vetëm 7 deri në 10 ditë larg.

Presidenti, Emmanuel Macron theksoi edhe një herë se vaksinat janë një garanci për të dalë nga kjo situatë, e shtoi se disa objekte kulturore dhe kafene do te hapen në mesin e majit. Shkollat, sakaq do të kalojnë në mësim nga distanca.

Franca, aktualisht, ka mbi 5.000 të infektuar me coronavirus në kujdes intensiv. Ky vend, deri më tani, ka regjistruar mbi 4.6 milionë raste me coronavirus dhe mbi 95.000 viktima.

Në fjalimin e fundit televiziv, Macron tha se situata në Francë është “delikate” dhe se prilli do të jetë një muaj vendimtar.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një garë midis vaksinimit në njërën anë dhe përpjekjes për të kontrolluar përhapjen e virusit në anën tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat