Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se shtimi i tensioneve në rajonet lindore të Ukrainës tregon se Rusia po përpiqet të krijojë një atmosferë kërcënuese për bisedimet e armëpushimit.
"Demonstrimi i muskujve në formën e manovrave ushtarake dhe provokimeve të mundshme përgjatë kufirit është një praktikë tradicionale ruse," tha Presidenti Zelenskiy.
Komentet erdhën pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili, sipas agjencisë së lajmeve Tass, tha të enjten se çdo përpjekje për të filluar një konflikt të ri ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës, mund të çojë në shkatërrimin e vendit.
Kremlini tha po sot se lëvizjet e fundit të trupave ruse dhe të pajisjeve ushtarake pranë kufijve me Ukrainën kishin për qëllim garantimin e sigurisë së Rusisë dhe nuk ishin kërcënim për askënd.
Këtë javë komandanti i përgjithshëm i Ukrainës akuzoi Moskën për shtimin e forcave pranë kufirit të tyre të përbashkët dhe tha se separatistët pro-rusë po shkelnin sistematikisht armëpushimin./VOA