​BE: Rusia fillon rekrutimin e ri në Krime

Evropë

​BE: Rusia fillon rekrutimin e ri në Krime

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:18
Rusi

Bashkimi Evropian njoftoi sot se Rusia ka filluar një fushatë për të rekrutuar njerëz në gadishullin e Krimesë dhe se ka shkelur ligjin ndërkombëtar me këtë veprim.

"Federata Ruse sot nisi një fushatë tjetër rekrutimi në Republikën Autonome të Krimesë të aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe në qytetin e Sevastopolit për të rekrutuar banorët e gadishullit në forcat e armatosura të Federatës Ruse", tha BE në një deklaratë të cilën e transmeton Reuters.

BE pretendon se kjo është "një shkelje tjetër e ligjit ndërkombëtar humanitar".

"Federata Ruse është e detyruar ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe është e detyruar të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gadishull," thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat