Italia regjistron 23,649 raste të reja me Covid-19 dhe 501 viktima në 24 orë

Evropë

Italia regjistron 23,649 raste të reja me Covid-19 dhe 501 viktima në 24 orë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:51
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 23,649 raste të reja me Covid-19 nga 356.085 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 501 qytetarë të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 3,6 milionë të infektuar dhe 109,847 viktima nga Covid-19.

Kurse, numri i të shëruarve është 20,712.

Kurse, pranimet ditore në reanimacion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së vendit, janë 244 (283 dje). Në pavijonet e tjera Covid rezultojnë të shtruar 28,949 pacientë , me një rënie prej 231 njësish. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat