Britani, shtatë te vdekur nga mpiksja e gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Evropë

Britani, shtatë te vdekur nga mpiksja e gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Shtatë njerëz kanë vdekur nga mpiksjet e pazakonta të gjakut pasi morën vaksinën Oxford-AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, ka konfirmuar rregullatori i ilaçeve.

Nga 18 milionë të vaksinuar 30 njerëz deri tani kishim mpiksje gjaku, shkruan BBC.

Ende nuk është e qartë nëse këto raste ndodhen rastësisht apo vaksina kishte efekt anësor.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.

Kujtojmë se Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja kanë kufizuar përdorimin e vaksinës vetëm për njerëzit e moshuar.

Të dhënat e lëshuara nga MHRA të premten raportuan për 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat