Franca hyn në bllokimin e tretë kombëtar nga pandemia COVID-19

Evropë

Franca hyn në bllokimin e tretë kombëtar nga pandemia COVID-19

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Franca ka hyrë në bllokimin e saj të tretë kombëtar derisa përballet me një rritje të rasteve nga coronavirusi, që kërcënon të mbingarkojë spitalet e vendit.

Sipas BBC, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, derisa do të implementohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit.

Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me COVID-19.

Franca aktualisht po përballet me nivelin më të lartë me rreth 5,000 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Si pasojë e Coronavirusit, vendi raportoi të premten 46 mijë raste të reja si dhe 304 viktima. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat