Franca dhe Gjermania po ndjekin nga afër lëvizjet e trupave ruse në Ukrainë

Evropë

Franca dhe Gjermania po ndjekin nga afër lëvizjet e trupave ruse në Ukrainë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës në vijën ndarëse në Donbas.

Në të njëjtën kohë, ata mbështetën sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Kjo është një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Jean-Yves Le Drian dhe Heike Mass.

Franca dhe Gjermania janë “të shqetësuara për shkeljen në rritje të armëpushimit, edhe pse situata u stabilizua në korrik 2020”.

Dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjnë thirrje të dy palëve që të përmbahen nga tensionet menjëherë.

“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, shtoi deklarata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat