E rrallë! Xhaxhai nxit nipin 13-vjeçar të vrasë “rivalin e tij në dashuri”

Evropë

E rrallë! Xhaxhai nxit nipin 13-vjeçar të vrasë “rivalin e tij në dashuri”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:09
Itali

Nuk është një telenovelë, nga ato që shohim në ekranin e televizionit çdo ditë, por një ngjarje e vërtetë.

Xhaxhai që detyron nipin 13-vjeçar të qëllojë me armë zjarrin rivalin e tij në dashuri.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari, i identifikuar si Manuel Poffa, kishte qenë “rivali në dashuri” i xhaxhait të djalit që bëri plagosjen.

Xhaxhai 27-vjeçar i ka dorëzuar nipit një pistoletë me kalibër 22, duke e udhëzuar që të shkonte tek Poffa dhe ta qëllonte me ngjarjen e rrallë që ndodhi të premten në Montichiari, Brescia.

13-vjeçari ka pritur në biçikletë derisa Poffa të dilte nga banesa, e pasi e ka parë e ka qëlluar duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, falë të cilave u bë më pas edhe arrestimi I xhaxhit dhe nipit minoren.

31-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe për këtë arsye u detyrua ti nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Xhaxhai dhe nipi u arrestuan nga policia dhe tashmë do të përballen me akuzat për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet nga Karabinierët vazhdojnë me qëllim rindërtimin e saktë të dinamikës së sulmit dhe çdo detaj tjetër. Ndërkohë do të merret në pyetje edhe vajza, dashurinë e së cilës e pretendojnë 27 dhe 31-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat