Greqia lejon përsëri blerjet – por të shoqëruara me rregulla të forta shëndetësore

Evropë

Greqia lejon përsëri blerjet – por të shoqëruara me rregulla të forta shëndetësore

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Dyqanet në pjesë të Greqisë u lejuan të rihapen përsëri të hënën pas disa javësh në mbyllje, megjithëse vizitat në dyqane ishin objekt i rregullave të forta shëndetësore.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, këto masa lehtësimi nuk janë zbatuar edhe në qytetet veriore të Selanikut dhe Kozani, ose në qytetin e Patras – pasi numri i rasteve atje mbetet i lartë.

Gjithashtu, blerësit duhet të bëjnë “terminë” dhe tu nënshtrohen kufizimeve të mëtejshme, njoftoi media greke të hënën.

Siç bëhet e ditur, njerëzit së pari duhet të dërgojnë një mesazh me tekst me emrin e tyre në Mbrojtjen Civile Greke.

Mesazhi me tekst është i vlefshëm për tre orë dhe mund të përdoret vetëm një herë në ditë.

Kështu që, vetëm blerësit që kanë bërë “terminë” mund të hyjnë në dyqane dhe lejohen vetëm pagesa me kartela bankare.

Veç kësaj, shitësit me pakicë mund të pranojnë një blerës për 25 metra katrorë hapësirë, me një maksimum prej 20 blerësish në të njëjtën kohë.

Ndryshe, autoritetet greke regjistruan 1,955 raste të reja në 24 orët e fundit të dielën dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit mbetet i ngarkuar.

Megjithatë, lehtësimi i kufizimeve ishte i rëndësishëm për të mbijetuar shitësit me pakicë dhe për njerëzit në përgjithësi, tha qeveria.

Ndërkohë thuhet se shkollat pritet të rihapen pas 12 prillit nëse numri i rasteve mbetet relativisht i qëndrueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat