Më 12 prill hapen lokalet në Angli

Evropë

Më 12 prill hapen lokalet në Angli

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

“Përpjekjet dhe durimi i të gjithëve kanë kushtuar dhe Britania tani mund të kalojë në fazën e dytë për të lehtësuar masat kundër pandemisë së koronavirusit”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Boris Johnson në një konferencë shtypi.

Kryeministri sqaroi se nga 12 prilli, do të hapen baret, parukeritë, dyqanet, palestrat dhe shërbime të tjera (biblioteka, kopshte zoologjike, parqe, etj.)

Dasmat lejohen gjithashtu në prani të 15 të ftuarve, ndërsa drita jeshile jepet për udhëtime brenda Anglisë me kusht që të sigurohet strehim autonom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat