Vuçiq: Nga BE më thanë të isha më i përulur për ekonomi e vaksinim

Evropë

Vuçiq: Nga BE më thanë të isha më i përulur për ekonomi e vaksinim

Nga: F.B Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:09
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Vuçiq mbrëmë ka deklaruar se nga BE e kanë porositur që duhet të jetë më i përulur dhe më modest dhe mos të lavdërohet me ekonomi edhe vaksinim, shkruajnë mediet serbe.

Mediet e Beogradit më herët kanë njoftuar se presidentit të Serbisë i është thënë se Serbia duhet të jetë e përulur.

Vuçiq në TV Pink tha se këtë ia tha personalisht një zyrtar evropian në një darkë.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen rreth raportit të PE-së, tha se Serbia gjendet në rrugën evropiane, ndërsa sa i përket raportit ka pasur konstatime qesharake si për Telekomin.

“Kur flitet për Telekomin, a bëhet fjalë për xhirimin e serive të suksesshme dhe luftën për vendin e saj në treg, që nuk lejon të falimentojë e zhduket – “nuk kuptoj , çfarë duan””, tha ai.

“Ata përmendin edhe gjëra tjera por unë mendoj gjëra më të këqija për ata dhe mund të ju them ndër sy, sa gënjeshtra kanë thënë, sa janë të njëanshëm, por askush nuk guxon t’i rrezikojë apo kërcënojë”.

Vuçiq tha se është president i të gjithë qytetarëve dhe faktor politik që ka të drejtë të përgjigjet në të pavërteta, por që asnjëherë nuk do lejojë që deputetët apo politikanët e partisë së tij apo tjerët të rrezikojnë sigurinë apo të drejtën për punë e informim apo dezinformim.

“Mediet në Serbi janë të lira, siç kemi të drejtë të përgjigjemi, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të civilizuar”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat