Spanja pritet të vaksinojë 25 milion persona deri në fund të korrikut

Evropë

Spanja pritet të vaksinojë 25 milion persona deri në fund të korrikut

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:10
Ilustrim

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se 25 milion spanjollë do të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fund të korrikut, ndërsa ka treguar synimin e  tij  për të vaksinuar deri në fund të gushtit   70% të popullsisë.

Sanchez tha se numri i personave të vaksinuar plotësisht do të tejkalojë numrin kumulativ të rasteve me COVID-19, i cili të hënën ishte në 3.3 milion. Qëllimi i qeverisë nuk është të zgjasë  gjendjen e  jashtëzakonshme, e cila skadon më 9 maj.

Vendi do të marrë 87 milion doza vaksinash midis Prillit dhe Shtatorit, tha Sanchez. Vetëm në tremujorin e tretë, Spanja pritet të marrë 48 milion doza. Rreth 5.7 milion persona kanë marrë të paktën një dozë ndërsa 2.8 milion janë vaksinuar plotësisht.

Spanja ka regjistruar deri më tani 3, 3111,325 raste me koronavirus, dhe 75,783 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat