Greqia me rekord të ri shifrash COVID-19

Evropë

Greqia me rekord të ri shifrash COVID-19

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:53
Ilustrim

Greqia konfirmoi sot 4.309 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 30 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, vendi numëron 281.570 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

EODY njoftoi gjithashtu edhe 79 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të tyre në 8 532.

Aktualisht, ka 751 pacientë në ventilator në spitale. Për më tepër, 526 pacientë me COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të ri është 44-vjeç, ndërsa e viktimave 79-vjeç./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat