​Gjermani: Shumë shtrime në terapinë intensive, kërkohet lockdown antiCovid-19

Evropë

​Gjermani: Shumë shtrime në terapinë intensive, kërkohet lockdown antiCovid-19

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:18
Gjermani

Numri i pacientëve të shtruar në spital në kujdesin intensiv për COVID-19 po rritet shumë shpejt dhe një bllokim i shkurtër do të ishte i dëshirueshëm, deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën për shtyp në Berlin.

“Dje, ministri i Shëndetësisë shpjegoi se numri i pacientëve në terapi intensiv u rrit me 5% në një ditë të vetme”, tha Ulrike Demmer.

”Kjo tregon se sistemi shëndetësor ka të ngjarë të vihet nën presion”, shtoi Demmer.

Demmer theksoi se po bëhen bisedime të rëndësishme mbi hapat që do të merren, sidomos për vendosjen e mundshme të një bllokimi të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat