EMA gjen "lidhje të mundshme" mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZenecas

Evropë

EMA gjen "lidhje të mundshme" mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZenecas

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:30
AstraZeneca

Rregullatori Evropian i Barnave ka thënë se ka gjetur një “lidhje të mundshme” në mes të vaksinën së AstraZenecas dhe mpiksjes së gjakut, por ka shtuar se përfitimet e saj megjithatë tejkalojnë rreziqet.

Në një komunikatë lëshuar të mërkurën, EMA nuk ka vënë kufizime për përdorimin e vaksinës te njerëzit mbi 18-vjeç, raporton AP.

EMA, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritete të shëndetësisë të tjera vazhdimisht kanë thënë se vaksina e AstraZenecas është e sigurt dhe efektive dhe se mbrojtja që ofron kundër COVID-19 tejkalon rrezikun për rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

Në mars, dhjetëra shtete të Evropës patën pezulluar këtë vaksinë për shkak të rasteve të mpiksjes. Pezullimi i tyre është parë i dëmshëm për AstraZenecan sepse ngriti shqetësimet se sa efekt kishte te njerëzit më të moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat