Itali: AstraZeneca vetëm për personat mbi 60-vjeç

Evropë

Itali: AstraZeneca vetëm për personat mbi 60-vjeç

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:06
Ilustrim

Italia tani do të rekomandojë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19 vetëm për personat mbi moshën 60-vjeç, tha këshilltari kryesor shëndetësor i vendit Franco Locatelli pasi rregullatori evropian zbuloi lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut tek ata që e morën vaksinën.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza e mori vendimin pas konsultimeve me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve, u tha gazetarëve Locatelli, kreu i Këshillit të Lartë të Shëndetit në Itali.

Locatelli gjithashtu tha se njerëzit që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca mund të vazhdojnë me dozën e dytë. Zyrtarët thanë se qeveria rekomandon shmangien e produktit nën moshën 60-vjeç, por nuk e ndalon atë.

"Kushdo që dëshiron të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca mund ta bëjë akoma," tha Giovanni Reca, një anëtar tjetër i Këshillit të Shëndetit, në të njëjtën konferencë shtypi.

Më shumë se dhjetë vende kanë ndaluar përdorimin e vaksinës, e cila është marrë nga dhjetëra miliona njerëz në Evropë. Shumica vazhduan të përdorin vaksinën, por disa vende, përfshirë Francën, Holandën dhe Gjermaninë, vendosën një moshë minimale për përdorimin e saj.

Gjatë një video-telefonate me ministra të tjerë të mërkurën, Locatelli tha se Spanja gjithashtu kishte vendosur të vendoste një kufi më të ulët moshe për personat që marrin AstraZeneca.

Italia fillimisht e kufizoi AstraZeneca për njerëzit nën moshën 65-vjeç, pasi testet treguan se ajo siguronte më pak mbrojtje kundër COVID-19 sesa vaksinat e tjera. Ministria e Shëndetësisë më pas njoftoi më 8 mars se mund t'u jepet njerëzve me moshë mbi 65-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat