Sërish dhunë në Belfast, reagon kryeministri britanik

Evropë

Sërish dhunë në Belfast, reagon kryeministri britanik

Më: 8 prill 2021 Në ora: 08:02
Foto

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur për dhunën në Irlandën e Veriut.

Atje, një grup të rinjsh në zonën pro-britanike të Belfastit rrëmbyen dhe dogjën një autobus gjersa sulmuan policinë me gurë. Skena të tilla dhe të ngjashme kanë ndodhur për pesë ditë.

Johnson shkroi në Twitter se ishte i shqetësuar për sulmin ndaj Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut, shoferit të autobusit dhe të një gazetari.

“Mënyra për të kapërcyer dallimet është dialogu, jo dhuna ose krimi”, pohoi Johnson.

Një grup të rinjsh në zonën pro-britanike të Belfast-it i vunë flakën një autobusi të rrëmbyer dhe gjuajtën me gurë policinë në një seri veprimesh të dhunshme që filluan javën e kaluar në Irlandën e Veriut.

Dhjetëra oficerë policie u plagosën në dhunën e natës, e cila përfshinte djegien e veturave dhe hedhjen e koktejeve molotovi drejt policisë.

Dhuna vjen në mes të shqetësimeve në rritje të komunitetit pro-britanik rreth pengesave të reja tregtare midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar si rezultat i daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat