​Shtimi i pacientëve në terapi intensive, Merkel: Një tjetër izolim do ishte i duhur

Evropë

​Shtimi i pacientëve në terapi intensive, Merkel: Një tjetër izolim do ishte i duhur

Më: 8 prill 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

“Një izolim tjetër do të ishte i duhur”, tha kancelaria Angela Merkel pas raportimit se në terapitë intensive po shtohet numri i pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn shpjegoi se numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur me 5% në një ditë. “Kjo tregon se sistemi shëndetësor rrezikon të vihet nën presion”, tha ai.

Në këtë kuadër, Mynihu, i cili nga dje liroi masat kundër Covid kërkoi të zgjerojë sasinë e vaksinave për qytetarët e tij.

Drejtuesi i landit, Markus Soeder njoftoi se ka porositur 2,5 mln vaksina të ruses Sputnik dhe sapo të ketë një përgjigje përfundimtare nga Agjencia Europiane e Barnave ato do dorëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat