Mbretëria e Bashkuar e konsideron Rusinë kërcënim kryesor për sigurinë

Evropë

Mbretëria e Bashkuar e konsideron Rusinë kërcënim kryesor për sigurinë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:38
Boris Johnson dhe Vladimir Putin

Qeveria britanike e ka etiketuar Rusinë si kërcënim kryesor për sigurinë e saj.

Kështu ka deklaruar kryeministri Boris Johnson në një përmbledhje gjithëpërfshirëse të politikës ushtarake dhe të jashtme, shkruan CNN.

Johnson po ashtu ka thënë se Londra do të ndërtojë më shumë armë bërthamore dhe se do ta zgjerojë praninë e saj në fushatat e teknologjisë së lartë të hapësirës dhe kibernetikës.

Për të përmbushur këto qëllime, qeveria britanike dëshiron t’i rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në 24 miliardë funte (33,3 miliardë dollarë) gjatë katër viteve të ardhshme.

Në dokumentin që është prezantuar nga Johnson, rikonfirmohet partneriteti ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu thuhet se do të ketë një angazhim më të fortë ndaj aleancës së NATO-s duke premtuar që të zgjerohet roli i Mbretërisë së Bashkuar në mbarë botën.

“Fuqia në rritje e Kinës ka të ngjarë të jetë faktori më i rëndësishëm gjeopolitik i viteve 2020”, shkruan në dokument, duke përshkruar Pekinin si “kërcënimin më të madh të bazuar në shtet për sigurinë ekonomike të MB”.

Raporti me 116 faqe, i titulluar “Britania Globale në një Kohë Konkurruese”, rezervon kritikat më domethënëse për Rusinë.

“Rusia do të mbetet kërcënimi më i mprehtë i drejtpërdrejtë për Mbretërinë e Bashkuar”.

“Rusia është kërcënimi më i mprehtë në rajon dhe ne do të punojmë me Aleatët e NATO-s për të siguruar një përgjigje të unifikuar Perëndimore, duke kombinuar përpjekjet ushtarake, të inteligjencës dhe ato diplomatike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat