Konflikti në Ukrainë: Moska mund të ‘mbrojë’ rebelët e mbështetur nga Rusia

Evropë

Konflikti në Ukrainë: Moska mund të ‘mbrojë’ rebelët e mbështetur nga Rusia

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:05
Ukrainë

Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se Moska mund të ndërhyjë për të ndihmuar banorët rusishtfolës në Ukrainën Lindore, nese Ukraina fillon një sulm të gjithanshëm ndaj separatistëve atje, shkruan BBC.

Rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia dhe trupat ukrainase janë përplasur në lindje të vendit. Rusia gjithashtu ka ngritur trupa në kufirin me Ukrainën.

Zyrtari, Dmitry Kozak, tha se forcat ruse mund të ndërhyjnë për të ‘mbrojtur’ qytetarët e saj.

“Gjithçka varet nga shkalla e ndezjes”, tha ai, duke paralajmëruar se një përshkallëzim mund të shënojë “fillimin e fundit” për Ukrainën – “jo një goditje në këmbë, por në fytyrë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë shprehur të dy shqetësime për rritjen e tensioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat