Regjistrohen 2747 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 78 vdekje në 24 orët e fundit

Evropë

Regjistrohen 2747 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 78 vdekje në 24 orët e fundit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2747, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 290,964, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 790.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 1839 pacientë janë larguar nga ICU. 

Pranimet e pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit janë 559. Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 78 vdekje të pacientëve me COVID, ndërsa që nga fillimi i epidemisë konfirmohet një total prej 8,758 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat