Greqia rekomandon vaksinën “AstraZeneca” për personat mbi 30 vjeç

Evropë

Greqia rekomandon vaksinën “AstraZeneca” për personat mbi 30 vjeç

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:16
AstraZeneca

Komiteti kombëtar i vaksinimit i Greqisë ka njoftuar se po rekomandon që vaksina “AstraZeneca” të vazhdojë të jepet tek personat mbi 30 vjeç, duke thënë se ul rrezikun potencial për gjendjen e rëndë të shkaktuar nga COVID-19 që tejkalon edhe raportimet për mpiksje të gjakut, njofton AP.

Njoftimi i komitetit shton këshillat e ndryshme në lidhje me vaksinën “AstraZeneca” që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Agjencia Evropiane e Barnave nuk ka këshilluar për vendosjen e ndonjë kufizimi moshe në përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Komiteti i vaksinimit në Greqi ka thënë të premten se po rekomandonte “vazhdimin e programit të vaksinimit me çdo vaksinë në dispozicion, përfshirë vaksinën “AstraZeneca”, në njerëz të moshës mbi 30 vjeç”.

Greqia ka raportuar një numër rekord të rasteve të reja ditore disa herë në javët e fundit, por gjithashtu ka qenë duke kryer një numër rekord të testeve.

Por normat e pranimit në spital janë rritur gjithashtu, dhe njësitë e kujdesit intensiv në shumë pjesë të Greqisë janë me ose mbi kapacitetin, pavarësisht se vendi është nën masa të bllokimit që nga fillimi i nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat