Italia bëhet gati të tërheqë turistët, Draghi, apel institucioneve

Evropë

Italia bëhet gati të tërheqë turistët, Draghi, apel institucioneve

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:33
Itali

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka deklaruar se vendi duhet të bëhet gati për sezonin veror dhe njoftoi se do të presë turistët e huaj me pasaportën e vaksinimit.

Edhe ministri i Turizmit, Massimo Garavaglia ka deklaruar se sezoni duhet të nisë më 2 qershor. Ai është shprehur se kjo gjë mund të ndodhë edhe më parë, por rëndësi ka që shtet italian të përgatitet dhe të mos e konsiderojë turizmin një çështje të braktisur.

 “Ne nuk kemi ende turistë të huaj dhe kjo prek veçanërisht qytetet e artit. Duhet të bëjmë sikurse kanë bërë vende të tjera, të njoftojmë se jemi gati të presim të gjithë turistët me pasaportë vaksinimi. Turistët amerikanë do ta kenë, por edhe ata që vijnë nga vendet e tjera të BE-së. Duhet të veprojmë shpejt. Është në interesin tonë të kemi pasaportë vaksinimi”, tha Mario Draghi, kryeministër i Italisë.

Ndërkohë, Komisioni Evropian për Udhëtimin, përmes një reagimi në Twitter bëri me dije se vendet anëtare të BE-së po finalizojnë planet e rikuperimit dhe nënvizoi se në këtë aspekt turizmi evropian duhet të jetë një prioritet strategjik.

“Ne duhet të bashkëveprojmë për të shpëtuar turizmin evropian sot dhe t’i hapim rrugën një të ardhmeje të qëndrueshme të tij nesër”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, nuk dihet se si kontinenti i vjetër do të veprojë për të pritur turistë nga Britania e Madhe, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat