Protesta të mëdha në Rumani kundër kufizimeve nga COVID-19

Evropë

Protesta të mëdha në Rumani kundër kufizimeve nga COVID-19

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:39
Foto

Protestues të shumtë dolën në rrugë të shtunën në kryeqytetin rumun të Bukureshtit për të protestuar ndaj masave kufizuese për të luftuar përhapjen e COVID-19, në kohën kur infeksionet dhe vdekjet e reja të përditshme u rritën në vendin e Bashkimit Evropian, njofton AP.

Rreth 1 mijë njerëz u mblodhën në dy sheshet kryesore, duke shprehur zhgënjimin për shkak të kufizimeve dhe mbylljes së dyqaneve. Shumë protestues tundën flamuj rumunë me tre ngjyra dhe brohorisnin "Liri!" dhe "Poshtë qeveria!".

Rumania nuk ka vaksinime të detyrueshme.

Protesta u mbajt në të njëjtën ditë kur Rumania kaloi momentin historik të 1 milion rasteve të konfirmuara me COVID-19. Njësitë e kujdesit intensiv spitalor po luftojnë për të përballuar kërkesën rekord të pak më shumë se 1.500 pacientëve me COVID-19 dhe 12 mijë të tjerë janë në pavijone të tjera.

Një zyrtar nga Partia Kombëtare Liberale qeverisëse, Ben Oni Ardelean, e quajti situatën një "cirk" dhe ka thënë se ai do të kërkojë që ministri i Shëndetësisë Vlad Voiculescu të shkarkohet.

Rumania ka regjistruar 25.006 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat