Kryeministri Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Princit

Evropë

Kryeministri Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Princit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:47
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se nuk do të marrë pjesë ne funeralin e Dukës së Edinburgut që do të mbahet pas një jave.

Vendimi i kreut të qeverisë britanike ka si qëllim që të lejojë më shumë anëtarë të familjes mbretërore të jenë pjesë e kësaj ceremonie, duke qenë se për shkak të rregullave kundër pandemisë në funeral do të marrin pjesë vetëm 30 persona.

Të pranishëm në ceremoninë mortore që do të mbahet në St George’s Chapel në Windsor pritet të jenë fëmijët e Dukës, nipërit si dhe familjarë të tjerë të ngushtë. Publikut i është kërkuar të qëndrojë larg, raporton A2.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Princi i Uellsit, Charles tha se do t’i mungojë shumë babai i tij. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që iu kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Princi Philip ndërroi jetë të premten në kështjellën e Windsor në moshën 99 vjeçare. Funerali do të mbahet fundjavën e ardhshme, për të cilin Buckingham Palace thotë se vullneti i Dukës ishte që ai të përshtatej në zbatim të masave antiCovid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat