Policia gjobit 100 darkues dhe arreston menaxherin e një lokali

Evropë

Policia gjobit 100 darkues dhe arreston menaxherin e një lokali

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Më shumë se 100 darkues në një restorant në Paris janë gjobitur ndërkohë që menaxheri i tij është arrestuar për thyerje të rregullave anti-COVID, ka bërë të ditur policia franceze.

Policia ishte njoftuar për këtë nga disa qytetarët të cilët ishin ankuar për zhurmë ndërkohë që me të arritur në vendin e ngjarjes, oficerët policorë kishin zbuluar një organizim klandestin.

Ky veprim i policisë kishte ardhur pak ditë pasi ajo kishte nisur një hetim mbi gjoja “darkat e bukura dhe ahengjet në qytet”, pavarësisht pandemisë dhe masave kundër koronavirusit.

Javën e kaluar edhe një televizion privat në Francë kishte publikuar disa xhirime të fshehta ku shiheshin njerëz duke darkuar ushqime nga më të shtrenjtat në disa lokale të vendit.

Kjo kishte nxitur ministrin e Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin që të kërkonte një hetim duke i quajtur këto organizime si “totalisht të papranueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat