‘Gjermania jashtë BE-së’, partia AFD në Gjermani synon të ndjekë shembullin e Britanisë

Evropë

‘Gjermania jashtë BE-së’, partia AFD në Gjermani synon të ndjekë shembullin e Britanisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:24
AFD

Partia e Alternativës për Gjermaninë e krahut të ekstremit të djathtë, e cila është partia më e madhe opozitare në vend, ka premtuar se nëse fiton në zgjedhjet do të largojë vendin nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqësit e saj duan të “ndjekin shembullin e Britanisë dhe të braktisin bllokun e udhëhequr nga Brukseli”. Dalja e Britanisë nga unioni është emërtuar ndryshe Brexit.

E ashtuquajtura lëvizje apo ide politike “Dexit” u shfaq në një konferencë dyditore për të forcuar strategjinë e saj përpara zgjedhjeve të Gjermanisë në shtator.

600 delegatët e AFD-së u takuan personalisht në Dresden, pavarësisht nga pandemia dhe masat kufizuese.

AFD gjithashtu ka kërkuar t’u drejtohet kritikëve të politikës gjermane ndaj mënyrës sesi është menaxhuar pandemia dhe atyre qe protestojnë ndaj masave të bllokimit.

Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e landeve gjermane duke kundërshtuar masat kufizuese. Partia AFD është përpjekur të paraqes  veten si partia anti-bllokim, por  sondazhet e fundit  tregojnë një rënie në mbështetjen ndaj saj.

Partia e ekstremit të djathtë  ka rënë në rreth 11 për qind në sondazhe nga gati 13 për qind në zgjedhjet e 2017 kur u bë opozita zyrtare parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat